Zeqiri: Bujar mos gënje, ja pse shqiptarët nuk janë shtet-formues

Pas një deklarate të dhënë në Tv Alsat, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ku mes tjerash thotë se shqiptarët janë popull shtet-formues në Maqedoni, ka reaguar ish deputeti, profesori Izet Zeqiri i cili ka numëruar disa argumente pse kjo deklaratë nuk është e vërtetë.

“Zoti Bujar mos gënje shqiptarët. Ju duhet të dini se gjersa fjala është në gojën tuaj fjala është robi i juaj, por kure fjala del nga goja e juaj ju duhet të jeni rrobë i fjalës” shkruan në Facebook, Zeqiri duke numëruar argumentet e tij në vijim:

“1. Sipas Kushtetutës, shqiptarët vazhdojnë të mos emërtohen ’popull’ si maqedonasit, por emërohen me status juridik të njëjtë me romët, vllahët, turqit, serbët dhe boshnjakët.
 
2. Zoti Bujar shqiptarët në vitin 1974 emërtohen ’kombësi’, në vitin 1991 ’nacionalitet’ dhe në vitin 2001 ‘pjesë e popullit’ në preambulë, ndërsa ’bashkësi’ në përmbajtjen e kushtetutës, në nenet 48, 56 dhe 78 – që të gjitha këto sinonime për pakicat kombëtare.

3. Barazimi i statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve me statusin e pakicave kombëtare, të cilat janë në numër fare të vogël në Maqedoni, tregon mënyrën e funksionimit të shtetit dhe pabarazinë e shqiptarëve me maqedonasit. Shqiptarët në kushtetutat e Maqedonisë kurrë nuk janë emërtuar ’popull’ dhe nuk emërtohen as edhe sot, prandaj ata kurrë nuk kanë qenë e as nuk janë element shtet-formues. “ shkruan Izet Zeqiri.

Ai shtron pyetjen: Pse komunat ( e shënuara poshë në tabelë) nuk mund ta përdorin flamurin shqiptar nëse ata janë shtetformues?

Lajme të ngjashme

Back to top button