Komiteti i Helsinkit: Pjesa më e madhe e gjykatësve kushtetues janë nën diktim të pushtetit

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, pas mbikëqyrjes së punës së seancave të Gjykatës Kushtetuese, nga viti i kaluar deri më sot, ka ardhur në përfundim se shumica e gjykatësve kushtetuese janë nën diktimin e pushtetit ekzekutues dhe me atë e degradojnë dhe komprometojnë punën e këtij institucioni, njofton Portalb.

Puna e Gjykatës është analizuar nga pesë aspekte kryesore: Pavarësisë, profesionalizmit dhe paanshmërisë së gjykatësve, transparencës së Gjykatës dhe në lidhje me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, njofton Portalb.

“Për fat të keq, të gjithë gjykatësit kushtetues nuk janë juristë të dëshmuar dhe nuk kam profesionalizëm të mjaftueshëm që të jenë gjykatës. Ata shpeshherë janë të anshëm, varësisht nga ajo se kush  e ka dorëzuar iniciativën, gjegjësisht kundër kujt është kërkesa. Gjykata Kushtetuese gjithnjë e më shumë është e mbyllur për publikun dhe mediat. Plotësisht, instituti për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut nuk është efektiv, ndërkaq për të arritur deri në Strasburg patjetër duhet të kalojë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq ajo duhet të zgjatë mjaft dhe me atë u shkelen të drejtat qytetarëve”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Përveç asaj, sipas analizës së KH-së, është zvogëluar edhe besimi i qytetarëve, duke e pasur parasysh atë se nuk kanë qasje deri te informatat bazë.

Analizën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button