fbpx

Përplasje mes KSHZ dhe MPJ për votuesit nga diaspora

Mërgimtarët e vendit që jetojnë në Zvicër dhe Austri po përballen me probleme gjatë procedurës për dorëzimin e fletë-paraqitjeve për të ushtruar të drejtën e votës në përfaqësitë e tyre konsullore, transmeton Alsat.

Nga Ministria e Jashtme thonë se është e ndaluar me ligj që një person të dorëzojë më shumë se një  fletë-paraqitje. Sipas këtij dikasteri, përfaqësitë diplomatiko-konsullore po ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate. Ndërkohë, nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi thotë se ambasadat e Maqedonisë kryejnë vetëm punën teknike, dhe sipas tij një qytetar i Maqedonisë që jeton në Evropë ka të drejtë të parashtrojë më shumë se një fletë-paraqitje. 

Jakupi tha se nuk dëshiron të paragjykojë, por nëse MPJ-ja informon ambasadat ndryshe nga ajo që ka parashikuar KSHZ-ja, do të duhet të mbajë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button