Turqi, në tentativën e grusht shtetit morën pjesë 8.651 pjesëtarë të ushtrisë

Nga Drejtoria e Departamentit për Media dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Shtabit të Përgjithshëm në Turqi bëhet e ditur se në tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik kanë marrë pjesë 8.651 pjesëtarë të personelit ushtarak, numër ky që përkon me 1.5 përqind të totalit aktual të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Turke (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Departamentit për Media dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Shtabit të Përgjithshëm, më 15 korrik në Turqi u realizua “tentativë e pabesë dhe e poshtër për grusht shteti nga terroristë tradhtarë (FETO) të një çete shumica e të cilës ishte infiltruar brenda TSK-së dhe mbante rroba të ushtrisë”.

Nga analizat e bëra, u përcaktua edhe numri i armëve, automjeteve dhe mjeteve të përdorura gjatë tentativës për puç.

Sipas këtyre analizave, në tentativën nga FETO morën pjesë 8.651 pjesëtarë të ushtrisë. Prej këtyre, 1.676 ishin nënoficerë dhe ushtarë ndërsa 1.214 kadetë ushtarakë. Ky numër përkon me 1.5 përqind të personelit aktual të TSK-së, ndërsa theksohet se shumica dërrmuese e Forcave të Armatosura ishin fuqishëm kundër kësaj tentative tradhtare, gjë që shihet përmes shifrave.

Po ashtu bëhet e ditur se në tentativën për puç janë përdorur 35 avionë, prej të cilave 24 ishin luftarakë, 37 helikopterë, prej të cilëve 8 ofensivë, 246 mjete të blinduara, prej të cilave 74 ishin tanke dhe 3 anije.

Në njoftim theksohet se gjatë tentativës ka pasur 3.992 armë të lehta.

“Përqindja e përgjithshme e pjesëmarrësve, mbështetësve dhe mjeteve të përdorura në këtë turp nga terroristët tradhtarë (FETO) të çetës ilegale të infiltruar brenda TSK-së, e cila ka të kaluar të lavdishme dhe plot dinjitet dhe e cila fuqinë e merr nga populli i lavdishëm turk, ka shënuar mesatare prej 1.5 përqind. Ashtu sikurse deri më sot, TSK ka vendosmëri dhe do të vazhdojë ta mënjanojë çdo lloj kërcënimi ndaj shtetit dhe qytetarëve tanë. Bijtë e këtij atdheu do të vazhdojnë të sakrifikohen pa iu trembur syri në këtë rrugë, duke u nisur me devizën ‘Shteti është nderi ynë’”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button