Siri, shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi me autobombë

Numri i të vdekurve në sulmin me autobombë në qarkun Kamishli të qytetit verilindor të Sirisë, Haseke është rritur në 35, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga burimet lokale, në sulmin me autobombë në afërsi të selisë së PYD-së dega e organizatës terroriste PKK në Siri, në qarkun Kamishli të qytetit Haseke të Sirisë numri i të vdekurve është rritur në 35 ndërsa i të plagosurve në 70. Të plagosurit në këtë sulm janë transferuar në spitalet e qarkut.

Mësohet se selia është përdorur si qendër e rendit publik nga ana e PYD-së.

Shpërthimi i cili ndodhi në vendbanimin në afërsi të kufirit u dëgjua edhe nga Turqia. Në shpërthim 14 shtëpi janë shkatërruar tërësisht, ndërsa më shumë se 40 shtëpi janë dëmtuar.

Ekipet e zjarrfikësve intervenuan në shtëpitë, vendet e punës dhe automjetet të cilat ishin djegur si pasojë e shpërthimit.

Ndërkohë përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste DAESH. Në lajmin të publikuar nga Agjencioni Amak i cili njihet me afërsi me organizatën, në sulmin me autobombë të DAESH-it në një seli të PYD-së humbën jetën më shumë se 100 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button