Programi për vetëpunësim, ndahen nga 3 mijë euro

Pothuajse 950 persona të papunë të cilët aktivisht kërkojnë punë këtë vit do të trajnohen për hapje të biznesit personal në suaza të Programit Vetëpunësimi 2014″.

Secili prej tyre do të fitojë edhe grant prej rreth 3.000 euro për hapje të biznesit, ndërsa nëse punëson edhe një person, edhe 1.500 euro shtesë.

Për atë, siç informon zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, në Programin e Qeverisë për punë për vitin 2014 janë paraparë rreth 3,2 milionë euro.

Trajnimi do të zgjasë katër ditë, ndërsa vizitorët do të njihen me mënyrën e bërjes së biznesit dhe kontabilitetit, përkatësisht si zhvillohet biznesi dhe si mendohet biznes idea, në mënyrë që në fund të përpunojnë biznes plan, i cili, nëse do të jetë i suksesshëm, do të financohet me 3.000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button