Shurman: Zgjedhjet duhet t’u mundësojnë qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës Mariet Shurman ka thënë se qytetarët vet duhet të vendosin nëse do të votojnë apo jo në zgjedhjet presidenciale. “Zgjedhjet duhet t’u mundësojnë qytetarëve lirshëm të shprehin vullnetin e tyre, si pjesë e kësaj është edhe vendimi për të mos votuar. 

Kjo është një zgjedhje legjitime, por individualisht, e drejta individuale është të abstenojnë nëse ndjejnë se nuk përfaqësohen si duhet me kandidatë e prezantuar. 

Për të funksionuar plotësisht demokracia duhet t’u lejohet qytetarëve që vet ta marrin këtë vendim”, ka thënë Shurman në bisedën për “Utrinski” si përgjigje e qëndrimit të BDI-së e cila “bojkoton” pjesëmarrjen në zgjedhjet për president. 

Ajo mes tjerash ka thënë se është e befasuar nga reagimi i qeverisë lidhur me ndihmën e Bashkimit Evropian për gazetari të pavarur dhe se i njëjti reagim nuk ka qenë kur janë financuar, doganat, organet tatimore, kuvendi etj.

“Në të gjitha raportet e vëzhguesve, kjo është vërejtje konsistente – shfrytëzimi i resurseve qeveritare dhe reklamimi i qeverisë. Në mënyra të ndryshme nuk është e garantuar siç duhet hapësira për konkurrencë të barabartë në media. 

Nuk shihet qasje e barabartë në media dhe prani e barabartë e politikanëve të ndryshëm në zgjedhjet e mëparshme, sidomos në shërbimin publik, kjo është shumë e rëndësishme. 

Një çështje tjetër që e kemi parë në raportin e fundit për papunësinë, është ndjenja e njerëzve që mund të punësohen, të shfrytëzojnë benefitet ose pensionin vetëm nëse votojnë për partinë qeveritare ose kanë një librezë të partisë. 

Ky sistem nuk është unike, ekziston edhe në vende të tjera, por ky perceptimi është shumë i rëndësishëm për zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë ambasadorja e Holandës në Shkup Mariet Shurman.

Lajme të ngjashme

Back to top button