Në ditën e pranverës Komuna e Tetovës u rekomandon qytetarëve biçikletat

Këndi amerikan, komuna e Tetovës dhe universiteti shtetëror  i Tetovës kanë organizuar disa  aktivitetesh me rastin e ditës  së paraverës 21marsit.  

Në orët e para ditës nxënësit e  shkollave të mesme, student të USHT-së dhe përfaqësues te komunës së Tetovës kanë bërë një xhiro me biçikleta për të dhënë një mesazh deri tek të gjithë qytetarët për të shfrytëzuar sa më shumë biçikletat . Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që  të shfrytëzojnë sa më shumë biçikletat  për të ruajtur ambientin në qytetin e Tetovës.

Ndërsa kryesuesi i këshillit komunal në Tetovë Hisen Xhemaili  tha se komuna do të shqyrtojë mundësitë që rrugët e reja që do të ndërtohen të parasheh edhe rrugë të posaçme për biçikleta.

 Udhëheqësi i këndit amerikan në Tetovë Gëzim Sulejmani tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të paktën një herë në vit të kemi një lëvizje me biçikleta, ai tha se sot nxënësit lanë mesazhe të qarte se duan një qytet të pastër dhe të pa ndotur.

Ndërsa nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot  në mënyrë simbolike kanë bërë edhe pastrimin e  rrugëve, kanë mbjellë edhe lule  në pjesët qendrore të qytetit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button