Menduh Thaçi priti në takim lamtumirës euroambasadorin Orav

 

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Aivo Orav.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për zhbllokimin e procesit integrues të vendit.

“Kryetari Thaçi fillimisht e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin e tij në zgjidhjen e krizës së thellë politike në Maqedoni, si dhe për angazhimet e BE-së lidhur me zhvillimet e proceseve demokratike në vend. Thaçi vlerësoi se krahas sfidave momentale me të cilat ballafaqohet vendi, përkushtimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin. Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Sipas kumtesës, Thaçi ka shtuar se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

“Ambasadori Orav falënderoi Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së si dhe për kontributin që e jep në këtë proces, duke shpresuar në vazhdim të dialogut të mirëfilltë dhe në përmbysjen e detyrimeve dhe standardeve të vendosura nga Komisioni Evropian”, thonë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button