Ardian Hoxha dhe Albafone ftohen në kongresin botëror të MVNO

Kongresi botëror i të gjithë operatorëve mobil virutal në botë do të mbahet në datat 8-10 prill në Berlin. Ky kongres shfaqi interes në operatorin tonë shqiptar, Albafone.

Kongresi botëror i MVNO apo Mobile Virtual Network Operator është ngjarja më e madhe e vitit për industrinë e telekomunikimit, sidomos për operatorët virtual në botë. Këtë vit kongresi ka një agjendë të ngjeshur me 80 ligjërues, prej të cilëve 30 janë drejtor ekzekutiv të telefonive virtuale gjithandej në botë. Këtë vit është përzgjedhur Berlini si vend atraktiv suksesesh në biznez dhe kulturë ku hapërimi me teknologjinë e fundit udhëheq biznezet më të sukseshme të kësaj natyre. 

Interesant është fakti që ky kongres ka ndjekur shfaqjen e Albafone, operatorit më të ri mobil në Maqedoni dhe ka ftuar drejtori ekzekutiv, Ardian Hoxha për të ndarë vizionin e tij me botën.

Mbi 450 njerëz do të dëgjojnë për një ëndërr shqiptare e cila u bë realitet, të hapet një biznes telekomunikimi në Maqedoni. Por jo vetëm kaq, kongresi do të mbulohet nga qindra media ndërkombëtare të të gjitha formateve.
 
Organizatori, Informa Telecoms & Media parashikon se tregu i operatorëve virtualë do të arrijë në 270 milionë parapagues në fund të vitit 2018 dhe ky treg do jetë 3% e parapaguesve botëror të telekomunikimit.

2014-ta sjell mundësi të reja për bashkëpunim mes operatorëve  përkushtuar shpejtësisë së rrjeteve. Në agjendën e kongresit një vend është për Ardian Hoxhën, vizioneri dhe krijuesi i Albafone, i cili ftohet të diskutojë mbi strategjinë dhe vizionin e tij të Albafone. 

Platforma e stategjisë në të cilën ai ka shtruar në këtë biznez kolosal të telekomunikacionit është zgjedhja e një target-grupi që identifikohet me baza nacionale dhe pikërisht kjo ka joshur këshillin e MVNO-së për të shtruar edhe projektet dhe vazhdimësinë e operatorit të katërt celular në Maqedoni.  

Hoxha do të prezentojë planet dhe planifikimet për shtrirjen e biznesit fokusimin tek target grupet e ndryshme me oferta dhe produkte atraktive, si dhe, së shpejti promovimin e një produkti inovativ për kompanitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button