Policia izraelite arreston 38 palestinezë, në mesin e tyre edhe fëmijë

Policia izraelite gjatë bastisjeve ndaj shtëpive në rajone të ndryshme të Jerusalemit ka arrestuar 38 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Komitetit të familjeve të palestinezëve të burgosur, Emced Ebu Asad, në deklaratën e tij me shkrim njoftoi se policia izraelite që nga orët e mëngjesit është duke kryer operacione të gjera në rajonet e ndryshme të Jerusalemit.

Ebu Asab bëri të ditur se në lagjet Silvan dhe Ra’us Amud operacionet ishin më të intensifikuara. Policia izraelite ka bastisur shtëpitë, ka bërë kërkime dhe ka arrestuar 38 palestinezë ku në mesin e tyre edhe fëmijë. Nuk janë dhënë informacione lidhur me arsyen e arrestimeve.

Forcat izraelite shpesh në Jerusalem kryejnë bastisje ndaj palestinezëve me pretendimin se ata ”janë përpjekur të sulmojnë izraelitët”.

Për shkak të sulmeve të izraelitëve ndaj palestinezëve dhe shkeljeve të kolonëve hebrenj ndaj Mesxhid-i Aksa-s, që nga muaji tetor në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalem ka patur tensione mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button