Thaçi takohet me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, Haris Lalakos

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, Haris Lalakos.

Thaçi i uroj mirëseardhje Ambasadorit Lalakos duke i dëshiruar suksese në detyrën e re, me shpresën që gjatë mandatit të tij të përmbyllet kontesti me emrin.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e shpallura si dhe për zhvillimet rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.  Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin. 

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button