Mehmeti: Fëmijët mos të përfshihen në fushatë parazgjedhore

Avokati i Popullit Ixhet Mehemti u bëri thirrje partive politike që të përmbahen nga përfshirja e fëmijëve në fushatën parazgjedhore. Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare Mehmeti tërhoqi vërejtjen e politikanëve se interesi i fëmijëve nuk do të cenohet për arritjen e interesave të tyre partiake.  

“Apelin e drejtoj me qëllim që të mos përsëriten përvojat e cikleve të mëparshme zgjedhore, gjatë cilëve fëmijët përdoreshin në ngjarjet politike, në spotet dhe bilbordet e tyre reklamuese. Gjithashtu kujtoj se keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike konsiderohet si shkelje e të drejtave dhe lirive të tyre, ndërkaq me këtë shkelje e një sërë rregulloresh vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Mehmeti kërkoi vigjilencë edhe nga mediat, duke kërkuar që të mos emitojnë programe të paguara politike nëse në to janë të përfshirë edhe fëmijët.

Lajme të ngjashme

Back to top button