Procedurë hetuese për të dyshuarin për abuzim ndaj një fëmije në Shkup

Procedurë hetuese për të dyshuarin për abuzim ndaj një fëmije në Shkup

Prokuroria Publike e Shkupit ka urdhëruar zbatim të procedurës hetuese për personin e dyshuar për abuzim seksual ndaj një fëmije në Shkup, ndërsa gjykatësi i procedurë paraprake të dyshuarit i ka caktuar  masën paraburgim 30 ditë.

“Prokuroria Publike Themelore – Shkup dha urdhër për zbatim të procedurës hetuese për një person, i dyshuar se ka kryer padi penale – abuzim ndaj një fëmije i cili nuk ka mbushur 14 vjet nga neni 188 paragrafi 1 nga Kodi Penal”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë

.

I dyshuari ngarkohet se më datën 22 të këtij muaji, rreth 19:30 ka kryer abuzim mbi një vajzë 11 vjeçare në një garazh në afërsi të “Mleçen Restoran” Shkup.

Në propozim të prokurorit kompetent, gjykatësi në procedurë paraprake të dyshuari i ka caktuar masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30-të ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button