Zaev: PDSH është bërë pjesë e VMRO-së

Lideri i  partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM-së, Zoran Zaev ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, i cili gjatë një konference për shtyp tha se Zaevi e kishte lutur atë për bashkëpunim përmes disa SMS porosive.

“Më vjen keq që PDSH u shndërrua në Komitet Komunal të VMRO – DPMNE – së. Për atë nëse PDSH punon për VMRO-DPMNE-në, un nuk mund ta them, ja lë publikut. Në pajtim me të gjitha informacionet, duke ju falënderuar mediave që I plasuan, lejoj që publiku vet ta vlerësojë. Pikërisht në këtë drejtim në kumtesën tonë është përmendur “Sushiko”, dhe kjo tregon gjithçka, thotë Zaev për Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme LSDM – ja akuzoi liderin e PDSH -së, duke shkruar se nëpëmjet Menduh Thaçit, flet Sasho Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Back to top button