Pacolli: Nuk dija asgjë për aksionin në veri me 25 korrik 2011

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili në vitin 2011 ishte zëvendëskryeministër në qeverinë Thaçi, duke folur për datën e 25 korrikut kur thuhet se është bërë integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës, ka thënë se ka qenë një nga iniciatorët që me shtetin e Serbisë të vendosen masa reciprociteti.

“Ishte një rast i duhur që Kosova t’i japë fund heshtjes, t’i kthehet mbrojtjes së sovranitetit dhe territorit të saj. Kam qenë një prej iniciatorëve që të ketë masa reciprociteti me Serbinë, që t’i tregojmë Serbisë që këtu ka një shtet e ka një zot shtëpie”, tha Pacolli në Info Magzine të Klan Kosovës.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe unë atëkohë që isha zëvendëskryeministër u vunë në funksion këto masa të reciprocitetit”.

Sipas tij, ka pasur përçarje nëse duhet ose jo të vendosen këto masa.

Sipas kreut të AKR-së, ata nuk kanë qenë asnjëherë të informuar për një aksion në veri të vendit.

“Aksionin e dytë që e ka iniciuar kryeministri, ne nuk kemi ditur asgjë, ne jemi takuar në Qeveri pas aktit të kryer”.

“Kryeministri kishte dërguar forcat në pikat kufitare dhe e di që ka pasur ndërrim telefonatash me Bashkësinë Ndërkombëtare, e kjo e fundit nuk ka qenë dakord me këtë veprim. Nuk them që Thaçi ka vepruar krye në vete, por unë nuk kam qenë i informuar. Askush nga partnerët e koalicionit nuk kanë qenë të informuar”.

Sipas tij, si aksioni i ndërmarrë nga Hashim Thaçi në veri ashtu edhe vendosja e masave të reciprocitetit janë të duhura.

I pari i AKR-së është shprehur se ka pranuar me shumë dhimbje lajmin për vdekjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi.

“Më mirë do të ishte që aksioni të përfundonte pa humbje të jetëve të njerëzve”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button