Dika:Anti-vlerat përfaqësojnë BDI-në në Strugë

Pasi që partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim zbardhi bartësit e listave për deputetë në njësitë zgjedhore të vendit, nënkryetari i opozitares, Rilindja Demokratike Kombëtare, Artan Dika i komenton emrat për njësinë e pestë Musa Xhaferi dhe Ramiz Merko, si ‘kombinimi më i keq i anti-vlerave’.

“Me listën e deputetëve që BDI ka propozuar në njësinë zgjedhore nr. 5, ku bën pjesë edhe Struga, shqiptarëve ju është ofruar kombinimi më i keq, në krye të të cilit qëndrojnë anti-vlerat, personat drejt të cilëve tashmë prej kohësh është drejtuar gishti si përgjegjësit kryesor për mjerimin e shkaktuar, në të cilin ndodhen shqiptarët në njësinë nr. 5 në përgjithësi dhe në Strugë në veçanti.” komenton Dika emrat e Musa Xhaferit dhe Ramiz Merkos.

Struga njihet për të kundërtën, njihet si qytet i njerëzve të arsimuar dhe përparimtarë, thotë ai për qytetin nga i cili vjen.

“Të votosh për njerëzit e tillë do të thotë të kesh kujtesë të shkurtër për të keqen që ti e përjeton çdo ditë dhe tu japësh mandat të të përfaqësojnë ata që janë njolla e zezë e Strugës dhe e shqiptarëve. Me fjalë më të thjeshta, të votosh sërish për listën e BDI-së për deputet në njësinë nr.5, në zgjedhjet e 27 prillit, do të thotë të vazhdosh të hash bar edhe më tej.
27 prilli do të tregojë se sa struganë ende hanë bar?! … (shpresoj që numri të jetë sa më i vogël)” komenton Dika.

Lajme të ngjashme

Back to top button