Liga e dytë me shumë derbi

Të shtunën vazhdojnë garat në Ligën e Dytë futbollistike të Maqedonisë, ku kryendeshja do të luhet në stadiumin e Çairit, në duelin KF Shkupi – Miravci, ekipe që tentojnë të marrin sa më shumë pikë për ti ikur zonës së rrezikut.

Te skuadra shkupjane, të gjithë flasin me tone pozitive për të vazhduar serinë pa disfatë në këtë sezonë, në përjashtim të humbjes në “tavolinë” nga Drita e Bogovinës. Atmosferën në klub më së miri e përshkruan kapitemi i skuadrës Suat Zendeli, i cili pret të përsërisin lojën tani më të njohur të skuadrës së tyre, me sulme të shpejta që në fillim të ndeshjes.

“Pavarësisht mungesës së publikut ne duhet ta fitojmë Miravcin dhe kështu të largohemi sa më shumë nga zona e rrezikut në tabelë. Normalisht se mungesa e publikut do të jetë hendikep i madh, pasi ata i kemi forcë shtesë, ose më mirë thënë ata janë lojtari ynë i dymbëdhjetë. Duhet të tregojmë karakter te fort si ekip në situata të këtilla dhe besoj në shokët e skuadrës shumë, duke u bazuar në kualitetet e tyre dhe atmosferën fantastike që mbizotëron brenda në ekip”, ka thënë Zendeli.

Në ekip pas një pauze kthehet Mevlad Adili dhe Emir Shabani, ndërsa edhe më tej mbetet jashtë skuadre Mumin Sallai i cili ende nuk ka tejkaluar lëndimin.

Në duelet tjera do të veqojmë dhe ndeshjen tjetër derbi që Vrapçishti e luan në Kratovë kundër Sileksit. Edhe këto dy ekipe janë pa asnjë disfatë dhe kërkojnë të vazhdojnë në këtë ritëm, ndërsa Drita do të përballet dhe me një tjetër skuadër shqiptare, është ajo Rrufeja nga Miletina. Zajazi kësaj jave luan kundër “Skopjes” dhe nuk guxon të dështojë, duke marrë parasysh se është në situatë shumë të palakmueshme në tabelë. Në duelet tjera do të takohen: Boreci – Lokomotiva, Maxhari  – Novaci, Pobeda Junior – “11 Oktomvri” dhe Teteksi – Tiverija, të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:30 minuta. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button