Chelsea vs PSG dhe Real Madrid vs Borussia Dortmund, kryendeshjet

Sot në orën 12:00 do të hidhet shorti i 1-8tës së finales në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Tetë skuadrat e kualifikuara do të mësojnë kundërshtarët e tyre në çerekfinalet e garave më të madhe evropiane.

Të gjitha kombinimet e mundshme janë të mundshme, ndërsa Spanja ka më së shumti skuadra të kualifikuara në Champions League, gjithsejt tri.

Tetë skuadrat e çerekfinales janë: kampioni aktual i kësaj gare Bayern Munich, nënkampioni Borussia Dortmund, fituesi i Europa League së vitit të kaluar Chelsea, Real Madridi, Barcelona Manchester United, Atletico Madrid dhe PSG.

Ka filluar edhe hedhja e shortit. Përballja e parë është ajo në mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Pastaj Real Madridi do të luaj me ekipin gjerman Borussia Dortmund. Përballja e tretë do jetë ajo në mes PSG-së dhe Chelseat. Ndërsa dueli i fundit do jetë ai në mes Bayern Munichut  dhe Manchester Unitedit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button