Kadriu: Vendimi i KSHZ-së për votuesit e Pustecit i pa bazë

Ankesat e parashtruara nga BDI-së nuk u pranuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i cili nuk pranoi të bëhet verifikimi i votuesve të dyshimtë nga Pusteci i Shqipërisë.

Juristi Osman Kadriu vlerësoj që kësi lloj problemesh ka pasur gjithmonë, dhe jo vetëm këto parti të reagojnë,por për pastrimin e listës zgjedhore duhet të ketë unitet të të gjitha partive.

“Për një kohë të gjatë tek ne është problem i theksuar çështja e pastrimit të listës zgjedhore. Mund të them se është mjaft dyshues fakti që në një shtet me mbi dy milion banorë të ketë diku rreth një milion e 700 mijë votues. Kjo të fut dyshimin, andaj jo vetëm partia në pushte por që të gjitha duhet të bashkohen dhe të kërkojnë zgjedhje të drejta dhe të lira, të pastrojnë listën nga personat të cilët tani më nuk jetojnë dhe atyre që janë paraqitur në dt vendvotime”, tha për Portalb, Kadriu.

Ai shtoi se fatkeqësisht te ne nuk ekziston funksionimi i shtetit juridik, prandaj këto probleme janë gjithnjë e më të theksuara.

“Tek ne nuk funksionon shteti juridik, po të funksiononte gjykata administrative do të merrte përgjegjësinë dhe do të shqyrtoheshin gjitha parregullsitë dhe të mënjanoheshin ato. Por ja që kjo gjë nuk funksionon dhe tek ne gjithmonë ekziston ky problem me listat zgjedhore. Ne nuk kemi listë zgjedhore të vërtetë dhe reale”,  shtoi Kadriu.

Sipas tij vendimi që mori KSHZ ishte i përshpejtuar i pa analizuar dhe nuk ka bazë juridike.

“Unë mendo se KSHZ solli një vendim të shpejtë duke mos i analizuar gjërat mirë. Votuesit e dyshimtë duhet të verifikohen. Sipas meje ky vendim s’ka bazë juridike dhe duhet të shqyrtohet mirë nga gjykata administrative”, tha Kadriu.

Ndërkaq sipas ankesës së BDI-së, në komunën Qendër, Resnjë dhe Kërçovë në të njëjtën adresë janë lajmëruar nga 43 persona. Këta votues njëkohësisht kanë kërkuar të votojnë sikur pjesë e diasporës dhe janë lajmëruar në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë

Lajme të ngjashme

Back to top button