Krim – teknika e MPB-së mori certifikatë për akreditim

Sektori për hulumtime hulumtime kriminalistike-­teknike dhe ekspertizë pranë MPB-­së sot mori çertifikatë për kompetenca të laboratoreve për testim dhe kalibracion që e ndan Instituti për akreditim të Republikës së Maqedonisë.

Ky akreditim do të thotë se rezultatet të cilat merren nga laboratoret pranë Sektorit për hulumtime kriminalistike-­teknike dhe ekspertiza do të njihen ndërkombëtarisht, përkatësisht do të mund të ndërmerren edhe para gjykatave ndërkombëtare penale­juridike.

“Vlerësimi i tre laboratoreve dhe funksionaliteti i Sektorit lidhur me standardin e nevojshëm, theksoi ministri i Punëve të brendshme Mitko Çavkov, i cili e mori çertifikatën, është zbatuar më 1 korrik të këtij viti.

Janë akredituar laboratoret për identifikim të ADN­së, analizë të drogave dhe për hulumtim të dokumenteve kontestuese.

“Realizimi i këtij procesi për laboratoret forenzike dhe për Minsitrinë janë të një rëndësie të madhe. Me marrjen e çertifikatës për akreditim konfirmohen kompetencat e ekspertëve dhe standardizimi i metodave për analizë dhe ekspertizë të materialit dëshmues”, tha Çavkov.

Potencoi se akreditimi do të mundësojë edhe vazhdimësi në naëtarësimin e laboratoreve forenzike në asociacionin evropian më me renome nga sfera e forenzikës ­ Rrjeti evropian i instituteve shkencore forenzike. Sipas drejtorit të Institutit për akreditim, Trpe Ristovski, vlerësimi i këtij Sektori pranë MPB­-së ka paraqitur sfidë të posaçme për Institutin, duke e pasur parasysh specifkimin me të cilin bëhet hulumtimi në këto tre laboratore, të cilat janë të akredituara.

“Procedura e përgjithshme për zbatimin e akreditimit është realizuar me ekip ndërkombëtar sepse me këtë akreditim, laboratoret bëhen më të njohur në suaza evropiane dhe botërore në sferën e hulumtimeve kriminalistike-­teknike”, tha Ristovski.

Çertifikata për kompetenca të laboratoreve për testim dhe kalibracion, siç tha ai, paraqet anëtarësim të kushtëzuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare nga sfera e forenzikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button