Maqedoni, emigrimi i të rinjve nuk ka të ndalur!

“Zemërim dhe lot për rrugës, nga vendlindja drejt botës”

Burimi publik i partizuar, stagnimi ekonomik, mungesa e reformave reale në procesin arsimor .. janë vetëm disa nga arsyet e emigrimit masiv të të rinjve nga Maqedonia. Libreza  partiake si një vizë e sigurt për punësim, si dhe rrogat e ulëta prej 200 deri 300 euro, për mijëra prej tyre janë fyese dhe demotivuese, kështu që në këtë realitet shoqëror pa perspektivë, cili përkeqësohet në mënyrë permanente, të rinjtë vendosin sa më shpejtë të ikin jashtë vendit. I zgjedhin të gjitha mënyrat që do t’ia lehtësojnë rrugën. Pikëllimin dhe dhimbja që i braktisin më të afërmit, i paketojnë me mjetet e tjera në valixhet e shpërnguljes, duke i zëvendësuar me vizionin për një botë të re tek e cila dinjiteti profesional dhe njerëzor, vlerat shoqërore, stabiliteti financiar dhe vlerësimi i mundit dhe dedikimi ndaj punës do të jenë zëvendësimi ideal për diellin maqedonas, ushqimin e shijshëm dhe jetën sociale.

Edhe pse zyrtarisht ekzistojnë, nuk ka statistika mbi largimin e të rinjve, konfirmimi se procesi që nisi më parë se 6 vjet është i pandalshëm, vjen nga të gjitha anët. Duke filluar nga fqinjët, mjedisi i punës, madje deri te sondazhet e kryera nga organizatat jo qeveritare, kompanitë që ndërmjetësojnë gjatë sigurimit të punës jashtë vendit … të gjithë janë të një mendimi se të rinjtë e Maqedonisë e shohin të ardhmen e tyre përtej këtyre kufijve.

Monika Taleska

Adriana Dukoska (28) është profesoresha e vetme e diplomuar në violonçel në Prilep, por 6 vjet nuk mund të punësohet. Përpjekjet e saj mbetën të pasuksesshme për të filluar hapjen e një klase të re në shkollën fillore për muzikë.

“Kompetentët në shkollë çdo vit më informojnë se kërkesat e tyre për hapjen dhe financim e klasës për violonçel që janë dorëzuar në ministritë janë hedhur poshtë me arsyen se nuk është koha për këtë. Kjo do të thotë se për mua, nuk ka vend pune në qytet. Ndjehem shumë e parealizuar, e pajtuar me fatin, sepse artistët flasin përmes profesionit të tyre dhe përmes  veprave të tyre, unë  praktikisht ngel e heshtur edhe  shpirtërisht edhe profesionalisht “, thotë Dukoska.

Ajo është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjen. Por në qoftë se nuk ndodhin ndryshime konstruktive që do të sjellin mjedis të ri për të rinjtë në qytet dhe në Maqedoni do të ikë jashtë vendit. Atje do të kishte punuar edhe si muzikante në rrugë  derisa të “kapte” mundësinë për sukses të plotë.

IlustrimBllagojce Petreski (31) tashmë prej pesë vjetësh jeton në Sllovaki. Është larguar, por jo me zgjedhjen e tij. Ishte i detyruar, sepse tërësisht ka ndryshuar  klima dhe mjedisi për punë, dhe në këtë mënyrë nuk mundi ta mbajë më trendin e gazetarit kritik. Nga ana tjetër, familja në Prilep edhe deri atëherë jetonte me rrogën e të ëmës, ndërkaq tani u kishte lindur nipi i parë.

“Më digjej zemra nga mendimi se po e lë familjen, miqtë që i kisha në numër të madh, kolegët me të cilët ishim si familje. Por për të ndryshuar diçka në Maqedoni, së pari duhet të ndryshohet kjo qeveri jopopullore e “DPMNE-së”, e cila i shkatërroi parimet themelore të demokracisë dhe bashkëjetesës. Si do të jetë më tutje mbetet për t’u parë. Si një njeri i moshës së re për momentin, shpreh mbështetjen time të madhe për luftëtarët e Revolucionit të larmë për ta çliruar atdheun tonë nga zgjedha e njerëzve që janë pjesë e të ashtuquajturës Ideologji sandviç dhe që mbrojnë regjimin që po mbretëron për një dekadë në Maqedoni. Nëse pas këtij pushteti, do të krijohen kushte për përparim ekonomik të vendit dhe mundësi për vende të reja pune, sigurisht se do të kthehem në shtëpi “, është kategorik Petreski.

Historia e jetës së këtij të riu nuk është shumë e ndryshme me atë të numrit të madh të të rinjve të cilët në mënyrë masive për vite largohen dhe  kërkojnë kushte më të mira për jetë jashtë vendit. Ata që patën fat të studiojnë në vendet evropiane ose vendet përtej oqeanit i investojnë të gjitha përpjekjet për të qëndruar atje. Nxjerrin pasaporta bullgare dhe largohen nga qyteti dhe vendi i tyre.

“Nxorëm pasaporta bullgare me bashkëshortin. Kisha mundësi, studioja në Bullgari dhe ishte shumë më e lehtë për t’u pajisur me pasaporta. Dhe pastaj pa asnjë problem u larguam nga Maqedonia. Është viti i katërt që jetojmë në ShBA, fillimisht ndjehesha si tradhtar, sepse kam pasaportë bullgare, por më pas u lirova nga kjo barrë. Ne nuk u larguam nga Maqedonia sepse nuk e duam vendin, por për shkak se kjo qeveri me vite të tëra nuk na ofron asnjëfarë kushti për punë dhe jetesë. Dhe nuk dua ta jetoj historinë e prindërve të mi, të cilët kanë para në 5-6 ditët e para pasi ta kenë marrë rrogën, pastaj marrin hua në dyqanet për ushqim deri ardhjen e rrogës tjetër. Nuk e pranoj një realitet të tillë, nuk jam e lindur për të qenë lypsare, besoj në aftësitë e mia”, tha 30-vjeçarja nga Prilepi, e cila insiston të mbetet anonime.

Prindërit të ballafaquar me pafuqinë, vajtojnë për fëmijët e tyre

Largimi i të rinjve lë shenja të thella në familje. Është i madh malli i prindërve të cilët ndjehen të pafuqishëm për t’i ndihmuar më të dashurit e tyre. Komunikimet nëpërmjet internetit thonë se as pak nuk jua lehtësojnë mungesën, sepse shumë prej tyre tashmë kanë formuar familje dhe nuk kanë ndërmend të kthehen në Maqedoni.

“Djali im, në mungesë të zgjidhjes shkoi të punojë në Afganistan. Ai merr një rrogë të mirë, por jeta e tij në çdo moment është në rrezik. Si mund të jem e lumtur këtu dhe të kënaqem kur as ditën as natën nuk kam paqe, as në ditë pune e as në festë nuk mund të jem e lumtur! Po si t’i ndihmoj me këto para, kur mezi  mbijetojmë me pension e burrit? ”

“Të dy fëmijët punojnë në Mal të Zi. Unë u sëmura, ata nuk ishin pranë meje, i ati  vdiq, ata erdhën vetëm për varrimin … Më thoni a është jetë kjo? Cili është ai prind që nuk do fëmija i tyre të jetojë në të njëjtin qytet, në afërsi të mundet ta shohë shpesh, t’i gëzohet dhe të jenë të lumtur. ”

“Vajza me dhëndrin, çdo vit në mars shkojnë për të punuar në Greqi dhe mbeten atje me muaj, deri sa nuk vjen dimri, deri sa nuk ikin turistët e fundit. Punojnë gjithçka, shesin piktura, bizhuteri që i bëjnë vetë, rishesin dhe kështu për vite me radhë, si lypës, dhe tashmë kanë fëmijë, por nuk kanë shtëpi. Ja pra kështu jetojnë të rinjtë në këtë Maqedoninë tonë “.

“Djali im punon në anije dhe fiton shkëlqyeshëm, nuk e ka lehtë, por të paktën e pa botën dhe fitoi të holla, ka sigurim, pagë të rregullt, ushqim me bollëk, të blerë rroba siç  dëshiron. Pasi do t’i mbarojë kontrata, do të vijnë në shtëpi për kohë të shkurtër, do të shihemi dhe pastaj kthehet përsëri. Më vjen keq, por të paktën nuk vuan si ne. ”

Këto janë vetëm disa nga deklaratat e prindërve, fëmijët e të cilëve janë larguar për të punuar jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Të gjithë ata zgjodhën të mbeten anonim për ta ruajtur dinjitetin e fëmijëve të tyre, siç thonë ata, të cilët ishin të detyruar të sigurojnë një “vizë” për të udhëtuar botën me pasaporta bullgare.

Organizatat e shoqërisë civile e detektuan situatën në terren dy vjet më parë

Shpërngulja masive e të rinjve është një problem shumëvjeçar. Asociacioni qytetar PAKTIS nga Prilepi, në kuadër të projektit “Fronti i të Rinjve” që në shtator të vitit 2014, kreu një sondazh në internet me fokus në gjendjen e papunësisë dhe shpërnguljen e të rinjve nga komuna. Sondazhi është kryer me ekzemplar përfaqësues prej 318 të rinjve të moshës deri në 30 vjet.Edhe 46 vullnetarë të rinjë amerikan arrijnë në Maqedoni

“Pjesa më e madhe, ose 46 përqind e të rinjve të anketuar nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Punësim, dhe 26 përqind janë regjistruar si të papunë për më shumë se 3 vjet. Rreth 69 për qind e të rinjve në Prilep të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit, 16 për qind planifikojnë për të migruar në metropolin Maqedonas dhe vetëm 15 përqind mbeten në vendlindjen e tyre. Punësimi është arsyeja më e madhe për shkak të cilët do ta lëshojnë Prilepin dhe shtetin. Kështu u prononcuan 53 përqind e të rinjve të anketuar, ndërsa 32 përqind të ardhurat e vogla i përkufizojnë si pengesën më të madhe për jetën në Maqedoni “, thonë nga shoqata civile ” PAKTIS. ”

Trendi i largimit të përkohshëm ose të përhershëm vazhdon

Sipas firmës “Kouzon”, e cila ndërmjetëson në sigurimin e punës në anije, anë e manë botës ose në tokë në vendet e Lindjes së Mesme, njerëzit e Maqedonisë vazhdojnë të tregojnë interes për të punuar jashtë vendit. Kandidatët veçanërisht për punë në anije, fitojnë pozita pune reale në përputhje me përvojën e tyre paraprake të punës dhe kualifikimeve. Por më vonë ata mund të përparojnë shumë dhe të fitojnë.

“Ekziston interesi për të punuar jashtë vendit, por realisht nuk ka zgjedhje të madhe, kryesisht për shkak të pamundësisë për të punuar rregullisht me pasaportë maqedonase në vendet e BE-së. Një pjesë e mirë e punëkërkuesve vendosin të pajisen me pasaporta bullgare (për fat të keq, do të thosha ). Interesi për të gjitha punësimet 5-6 vjet më parë, në krahasim me sot, mendoj se ishte shumë më i madh. Motivet e të gjithë rinjve janë të fitojnë sa më shumë. Vetëm një përqindje e vogël kërkojë një shans për të krijuar karrierë “,thotë Zoran Koçoski, pronar i kompanisë me traditë të gjatë të ndërmjetësimit për punësim në anije. Vlerësimi i tij është se në shumicën e rasteve të rinjtë pas mbarimit të kontratës kthehen në Maqedoni dhe më pas secili planifikon jetën e vetë sipas dëshirës.

Si të parandalohet shpërngulja e të rinjve?

Për t’u zbuluar gjendja dhe për t’u parandaluar trendi i shpërnguljes masive të të rinjve nga Maqedonia, koalicioni i të rinjve “TANI – SEGA” me seli në Prilep ,zhvilloi një debat të gjerë me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Punës dhe Politikës Sociale.

“Në përputhje me atë se ka mund ne të përcaktojmë, emigrimi masiv i të rinjve ndodh si pasojë e gjendjes aktuale në vendin tonë, gjegjësisht momenti i madh i mosbesimit ndaj institucioneve, pjesa e apatisë sociale. Urgjentisht duhet të ulen dhe të bëhet strategjia se si të sigurohet qasje më e shpejtë dhe punësim nga institucionet e arsimit direkt në punë. Kjo është ajo që duhet t’i ofrohet të rinjve, prandaj duhet ta shpejtojmë procesin për të gjetur punë”, thotë Zoran Ilievski, kryetar i koalicionit të organizatave rinore “TANI”.

Për t’i shqyrtuar masat e tanishme për mbështetje dhe punësim të të rinjve, koalicioni i të rinjve të gjitha rekomandimet i ka paraqitur në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, duke shpresuar që do të merren parasysh në përcaktimin e masave të ardhshme për nxitjen e punësimit dhe mbështetjen e të rinjve.

"Duam punë"

Nuk ka punë as për të rinjtë me arsim superior!

Njoftimet shumë vjeçare për hapjen e vendeve të reja nga vetëqeverisja lokale dhe qeveria nuk u realizuan. Është e vërtetë se disa firma në qytet blenë tokë dhe një pjesë i zgjeruan kapacitetet e tyre në zonat tregtare, por as që bëhet fjalë për punësime masive. Të rinjtë që ishin në trajnim në Ukrainë për të punuar në “Gentherm” mbetën në rrugë, për shkak se ai kapacitet ende nuk punoi në ZZHTI “Alinci-t.” Në fakt, Prilepi as nga larg nuk është qyteti i prosperitetit ekonomik.

Nga Oda Rajonale e Tregtisë konfirmojnë se nevoja më e madhe për punësimin e punëtorëve me zanate të caktuara. “Lirisht mund të them se ekonomia e Prilepit ka nevojë më të madhe për punësimin e personave që kanë kryer tre ose katër vjet arsim të mesëm në zanate të caktuara: bravandreqës, instalues , elektricistë …”, thotë Risto Najdoski, sekretari i Odës Ekonomike Rajonale.

Në një periudhë mundësi të madhe për punë kishte edhe në konfeksione. Por edhe atje tashmë situata u stabilizua. Nga 20 konfeksione, siç thonë nga seksioni lokal i tekstilit mbetën vetëm 10-që punojnë me sistem kredie. Sipas kësaj profili i kuadrove është i trajnuar mjaftueshëm gjatë viteve.

“Nevoja për personel të kualifikuar në këtë fushë nuk është e madhe. Në konfeksionet që i kanë brendet e tyre ka vend për punonjës të përgjegjshëm, por megjithatë flasim për një numër të vogël. Që do të thotë, nëse për momentin në konfeksionin tim kërkojnë punë 30 konfeksionerë, sigurisht se nuk do të mund t’i punësoj. Çdo biznesmen është veçanërisht i kujdesshëm gjatë zhvillimit të biznesit të vet”, thotë Blagoja Koneski, pronar i konfeksionit Hatra, një nga katër që arritën të zhvillojnë brendin e tyre të konfeksionit në qytet.

Në sektorin publik, mundësi për punë pa librezë të partisë – nuk ka. Por, këtu vendet janë të mbushura kohë më parë, madje edhe në disa ndërmarrje publike ka numër tejet të madh të të punësuarve. Partizimi ekziston edhe në fushën e arsimit dhe kjo nuk është sekret.

“Më pranuan në punë, më thanë të marr librezë partiake, prej atëherë jam kujdestar në komitetin, rregullisht marr pjesë në të gjitha aktivitetet e partisë”, tha një profesor i cili këmbënguli të mbetet anonim edhe pse ky fenomen është një sekret i hapur në Prilep.

Ndërkaq, sipas statistikave të Agjencisë për Punësim më 31 mars të vitit 2016, numri i të papunëve është 8.587 qytetarë. 3.123 prej tyre janë 24 deri në 34 vjeç dhe 911 deri në 39 vjeç. Në qytet nuk ka punë, as për doktorë shkencash, kështu që tre tashmë janë në listën e të papunëve. Nuk ka punë as për 68 magjistra.

Si e shohin magjistrat e rinj problemin e shpërnguljes?

Josipa Arizanoska është magjistër e Studime Evropiane në Universitetin e Bolonjës, më saktë, doktorant i politikës krahasuese evropiane në Universitetin e Sienës, Itali. Nuk shpreson se në Maqedoni do ta arrijë realizimin profesional dhe vlerësimin adekuat të punës dhe njohurive të saja.

“Sistemi arsimor dhe reformat e prapambetura  në arsimin e lartë më de motivojnë. Tani, gjatë studimeve të doktoratës, mendoj  ta vazhdoj karrierën time jashtë vendit. Në Maqedoni nuk ekzistojnë studime të paguara pas doktoratës dhe hyrja si pjesë e stafit mësimdhënës në universitete është e politizuar apo thënë më saktë e partizuar. Refuzoj mundi dhe kapaciteti tim të mbështetet në gatishmërinë time, të prostituoj intelektualisht dhe të shërbej për agjenda politike të dikujt para qëllimeve të shkencës, unë më parë do të aplikoj për studime akademike në vendet të tjera të Evropës Perëndimore “, thotë kjo vajzë.

Sipas saj, ushqimi i mirë maqedonas, jeta sociale dhe dielli i bollshëm në asnjë mënyrë nuk mund të jetë zëvendësim për nevojat për drejtësi sociale, kushte për shkollim të fëmijëve, vlera sociale siç janë barabarësia dhe solidariteti, stabiliteti financiar dhe para së gjithash, vlerësimi i mundit dhe dedikimi në punë.Duke ikur nga papunësia, të rinjtë e vendosin edhe ‘kokën në thes’

Në Komunën e Prilepit ende nuk është formuar Këshilli Rinor

Kërkuam, por deri në përfundimin e këtij teksti nuk morëm përgjigje nëse Komuna e Prilepit ka strategji lokale për zgjidhjen e këtij problemi të madh shoqëror shumëvjeçar. As edhe nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun, e as nga kryetari i komunës Marjan Ristevski nuk vlerësuan se duhet t’i përgjigjen pyetjeve të parashtruara. Nga sekretari i Komunës, Aleksandar Talimxhioski, morëm udhëzime se në përputhje me ligjin, Komisioni për Çështje Sociale së shpejti duhet t’i zgjedhë kandidatët të cilët janë anëtarë të Këshillit të Rinisë. Kryetarja e Komisionit, Silvana Pasoski nuk gjeti kohë t’u përgjigjet thirrjeve dhe mesazheve tona. Kështu, ngelet çështje e hapur, kur do të formohet Këshilli Rinor, cilat do të jenë kompetencat e tij dhe agjenda e punës, nëse në fokus do të jetë pikërisht ky problem relevant me shpërnguljen e të rinjve.

Shpërngulja e të rinjve nëpërmjet prizmit të të rinjve të VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së

Në kontekst të gjetjes së një zgjidhjeje më të mirë u përpoqëm këtë problem akut me shpërnguljen masive të të rinjve ta shohim edhe nëpërmjet prizmit të liderëve të rinj të partive më të mëdha politike në qytet, VMRO- DPMNE-së dhe LSDM-së.

Lideri i Bashkimit të Forcave të Reja të VMRO- DPMNE-së nga Prilepi, Viktor Zdravevski siç na informoi me sms–mesazh është tepër i angazhuar dhe nuk ka mundësi t’u përgjigjet pyetjeve tona që ia dërguam në adresën e tij elektronike.

Shkaqet për shpërnguljen, rinia socialdemokrate i përcakton në sistemin e keq arsimor, hapjen e studimeve të disperzuara në qytetet më të vogla vetëm që të kurdisen statistikat për papunësinë.Shumë të rinjë të ardhmen e shohin jashtë vendit

“Shkaku i dytë po jo më pak i rëndësishëm për shpërnguljen e të rinjve është partizimi i çdo segmenti të shoqërisë dhe imponimin e librezës partiake si parakusht themelor për punësimin e të rinjve, ndërsa me këtë shkatërrimin e drejtpërdrejtë të sistemit të meritës.  Në kushte të këtilla, kuadri profesional padyshim shohin rrugëdalje në largimin jashtë RM-së, atje ku vlerësohet dija e tyre, shkathtësitë, ku mund të mbi ndërtojnë kapacitetet e tyre profesionale dhe të shpërblehen në mënyrë përkatëse dhe të paguhen për punën që e punojnë.  Ky në fakt është problemi më i hidhur sepse kuadrot  e reja me kapacitet më të lartë kontribuojnë për zhvillimin e ekonomive të tjera, në vend të kontribuojnë për ekonominë Maqedonase” thotë Aleksandar Xhagaduroski, i pari i të rinjve socialdemokratë.

Shtetit i mungojnë statistika zyrtare për numrin e të rinjve të shpërngulur

Enti Shtetëror për Statistika i Republikës së Maqedonisë nuk ka të dhëna për numrin e të rinjve të cilët mbi baza të ndryshme janë larguar nga Maqedonia, përkohësisht ose përgjithmonë janë shpërngulur në shtet tjetër.  Në internet faqen e tyre mund të gjendet vetëm një informatë “të zbrazët” se këto lëvizje demografike duhet ti evidentojnë shërbimet e MPB-së.

“Në vitin 2014, në suazat e Republikës së Maqedonisë, 8260 persona kanë ndryshuar vendin dhe adresën e tyre të banimit, ndërsa saldoja e migrimeve të jashtme është 1699 persona”, është publikuar në sajtin e Entit Shtetëror.

Kompetentët në MPB edhe përpos paralajmërimeve nuk na informuan nëse kjo Ministri mban ndonjë lloj evidence dhe sa është numri i të rinjve të cilat për shkaqe të ndryshme kanë braktisur Maqedoninë 5 deri në 6 vitet e fundit.  “Nëse mbahet evidencë, do t’ju njoftojmë, na lini kontaktet”, kështu tingëllonte premtimi i parealizuar i MPB-së.

Dhe pas të gjithave, është e qartë se shpërngulja masive e popullatës të re në vendet e huaja u bë përditshmëri jo vetëm për Prilepin por edhe për të gjithë shtetin. Ky proces alarmues, si pasojë e drejtpërdrejtë e bumit ekonomik të pa realizuar dhe të  paralajmëruar me të madhe, nga njëra anë dhe partizimi i sektorit publik nga ana tjetër duhet të ndërpritet urgjentisht.  Në të kundërt fuqia e re progresive edhe më tej do të shohë të ardhmen e saj jashtë kufijve të Maqedonisë, në shtete ku sundon demokracia, ku vlerësohen cilësitë, aftësitë dhe shkathtësitë dhe ku liria e fjalës dhe mendimi i lirë nuk zëvendësohen me librezë partiake.

*****

Artikulli është punuar në suazat e Projektit “Demografia – cilësia e jetës” e NVO Infoqendrës, Qendrës Maqedonase për Arsim Evropian, Tetë Shtatorit dhe Qendrës për Zhvillim të Mediave me mbështetje nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia.

 Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk i shpreh qëndrimet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button