Veljanovski pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ka pritur sot në një takim lamtumirës Euroambasadorin Aivo Orav në të cilin takim bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi që kanë patur gjatë mandatit të ambasadorit Orav në Republikën e Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bënë të ditur kabineti i Veljanovskit, kryeparlamentari ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që merr Parlamenti nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Në takim, thuhet në kumtesë, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend në të cilat komuniteti ndërkombëtar ka luajtur një rol aktiv për gjetjen e zgjidhjeve për të kapërcyer mosmarrëveshjet politike.

Veljanoski nga ana e tij ka thënë se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të zbatuar aktivitetet që dalin nga marrëveshja e fundit midis partive politike.

Ambasadori Orav theksoi në takim se shpreson në implementim të shpejtë të marrëveshjes së aritur me qëllim siç ka thënë ai, Republika e Maqedonisë ti përkushtohet integrimit euroatlantik dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Ai theksoi se përkundër të gjitha sfidave me të cilat përballet Evropa, siç janë kriza me emigrantët dhe sulmet terroriste, për BE-në është e rëndësishme të ketë Maqedoninë si një partner stabil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button