Rrëzohet helikopteri ushtarak në Jemen, dy pilotë saudit humbin jetën

Dy pilotë saudit e kanë humbur jetën të hënën pasi helikopteri i tyre “Apache” u rrëzua në Jemenin e përfshirë nga konfliktet, raporton Anadolu Agency (AA).

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite përmes një kumtese njoftoi se fluturakja e tyre u rrëzua gjatë një operacioni në qytetin Marib në lindje të Jemenit ndërkohë që për arsyet thotë se kanë qenë nga shkaku i motit të keq.

Arabia Saudite është duke udhëhequr fushatën kundër Lëvizjes shiite Husi e cila në vitin 2014 pushtoi kryeqytetin Sanaa dhe pjesë të tjera të shtetit.

Në prill të këtij viti, qeveria e Jemenit dhe grupi Husi nisën bisedimet e paqes nën patronazhin e OKB-në që mbahen në Kuvajt me qëllim të arritjes së zgjidhjes për konfliktin nga i cili deri më sot janë vrarë 6.400 njerëz ndërsa 2.5 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button