Padi penale për dy persona: Kanë vjedhur në shtëpi dhe banesa në Ohër

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Ohër ka paraqitur padi penale kundër M.A. (41) nga Manastiri dhe M.S. (53) nga Struga, të cilët ngarkohen për tetë vjedhje të rënda, njofton Portalb.mk.

Të paraqiturit, gjatë muajit të kaluar, kanë kryer vjedhje në disa objekte biznesi, shtëpi dhe banesa në Ohër dhe në dy kisha në Kosel dhe në Leskovec. Në këtë mënyrë, M.A. dhe M.S. kanë pronësuar fitim të paligjshëm nga 429.900 denarë.

Gjatë kryerjes së vjedhjes, të paraqiturit kanë përdorur shufër metali, pincë, gërshërë metalike për prerje të armaturës dhe mjete të ndryshme përkatëse me të cilat i kanë thyer dyert e hyrjes në disa barnatore, shitore dhe shtëpi në Ohër. Në mënyrë të njëjtë me dhunë kanë hyrë në kishën “Shën Ilija”, në fshatin Kosel dhe në “Shën Naum” në Leskovac”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button