“Konfirmohet bashkëpunimi Maqedoni-SHBA në fushën e mbrojtjes”

Ministri i Mbrotjes të Maqedonisë, Zoran Jolevski i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka zhvilluar një takim me gjeneralin Jim Jones ish këshilltar i presidentit Barack Obama për siguri kombëtare njëherësh komandant i NATO-s për Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç informon kabineti i Jolevskit, në takim janë shkëmbyer mendime për situatën globale të sigurisë, për vatrat e krizës në Lindjen e Afërt si dhe për sfidat e sigurisë më të cilat përballet Evropa dhe bota në përgjithësi, ndërkohë që gjenerali Jones ka vlerësuar lartë kontributin e Maqedonisë për misionin e NATO-s, “Mbështetja e vendosur”.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes midis Maqedonisë dhe SHBA-ve në frymën e Deklaratës për partneritet strategjik dhe bashkëpunim të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2008. Edhe pse ky bashkëpunim është vlerësuar si i shkëlqyer, Jolevski theksoi se ka vend për një intensifikim të madh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Jolevski gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka marrë pjesë edhe në konventën e Partisë Demokratike e cila pritet që zyrtarisht të të konfirmojë nominimin e Hillary Clintonit për kandidate presidenciale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button