fbpx

Turqia bllokon rrjetin social Twitter

Turqia ka kufizuar qasjen në rrjetin social Twitter për disa orë pasi kryeministrui Recep Tayyip Erdogan, kërcenoi se do ta “çrrënjos” këtë rrjet social.

Shumë përdorues tentuan të kenë qasje në këtë rrjet, por në orët e hershme të ditës së sotme ata i përballen me një njoftim të autoriteteve turke të telekomunikimit, ku citohen urdhërat e gjykatës për mbylljen kufizimin e dukshëm të këtij rrjeti social.

Zëdhënësi i Twitter Nu Wexler tha se kompania “është duke parë se çfarë po ndodhë”.

Por, ai nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur kufizimi i qasjes në Twitter për përdoruesit e Turqisë.

Mediat opozitare turke, thanë se kjo është zbatuar pasi që një gjë të tillë e ka përmendur Erdogan gjatë një mitingu që ka mbajtur të enjten.

Përdorues të shumë të rrjeteve sociale në Turqi e kanë vënë nën shënjestër kryeministrin Erdogan duke qenë ky i fundit në qendër të një skandali të madh korrupsioni./ Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button