Dita botërore e sindromit Daun

“Në të njejtën botë jetojmë” është sllogani i sivjetmë i fushatës së Qendrës për sindrom Daun me rastin e 21 marsit, Ditës botërore të sindromit Daun.

Nga Qendra theksojnë se personat me sindrom Daun mund të jenë të aftë për punë, të kenë punësim, vetë të kujdesen, të jetojnë të pavarur.

“Këta persona jetojnë në botën tonë, ta ndryshojmë jetën e tyre nga lindja, e mëtej, që të jemi në situatë në të cilën do të jenë njerëz të rritur që të jenë veçmë personalitete të ndërtuara të cilët në mënyrë konstruktive dhe të plotë do të mund të kontribuojnë në shoqëri. Është shumë e rëndësishme të përpiqemi sistematikisht e bashkarisht t’u ofrojmë jetë më cilësore këtyre personave”, theksoi kryetarja e Qendrës për sindrom Daun, Ida Manton.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Bertran Demulen në mesazhin me rastin e Ditës botërore të sindromit Daun thekson se personat me pengesa në zhvillim duhet të pranohen si pjesëmarrës të barabartë në shoqëri të cilët janë të aftë t’i kërkojnë të drejtat e tyre, janë të aftë të jetojnë jetë të kuptimtë dhe të kontribuojnë drejt ndërtimit të shoqërisë inkluzive dhe të qëndrueshme.

Sindromi Daun është kromozomopati e cila paraqitet në kromozomin e 21 dhe tek personat me këtë sëmundje në vend që të ketë dy ka tre kromozome. Nga Qendra për sindrom Daun përfshihen në hartën botërore të fushatës së madhe me rastin e Ditës botërore të sindromit Daun, e cilat në të gjitha vendet është e ndryshme, por sivjet faktor i përbashkët është mbajtja e çorapeve të larme.

Në Kinotekën e Maqedonisë sot me fillim nga orën 17 do të hapet ekspozita e fotografive dhe tre filma dokumentarë të asociacioneve amerikane, shoqatave të sindromit Daun.

Lajme të ngjashme

Back to top button