Alarm për bombë në Ventimiglia të Italisë, evakuohen tregu, bankat dhe dyqanet

Tregu i mbuluar i Ventimiglias, komunë në Liguria të provincës Imperia, dy banka dhe disa dyqane të ndodhura aty pranë janë evakuuar pak para mesditës së kësaj të hëne, për shkak të një alarmi për bombë.

Alarmi është dhënë me anë të një telefonate anonime, e cila sinjalizonte praninë e një pajisjeje të dyshimtë në treg.

“Herët apo vonë do të paguani të gjithë”, raportohet të ketë thënë personi anonim në telefonatën e tij alarmuese.

Policia, karabinierë dhe zjarrfikës të shumtë janë drejtuar për në vendngjarje dhe kanë krijuar perimetrin e sigurisë. Bashkë me ta edhe një skuadër ekspertësh të çmimimeve.

Ndërkohë është bllokuar trafiku mes rrugëve “Roma” dhe “Cavour”, të dyja rreth tregut të Ventimiglias.

“Kanë kaluar shumë agjentë dhe na urdhëruan të linim aktivitetet tona për shkak se kishte një alarm për bombë”, ka thënë një dëshmitar, Bruno Ramon, pronar i një dyqani në treg.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button