Ademi në mbledhjen joformale të ministrave për çështje evropiane në Bratisllavë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, me ftesë të Presidencës Sllovake, ka marrë pjesë në mbledhjen joformale të ministrave për çështje evropiane, të organizuar në kuadër të Këshillit për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt dje dhe sot në Bratisllavë.

Në takim, qëndron në kumtesën e Sekretariatit për çështje evropiane ka marrë pjesë edhe komisari për zgjerim Johanes Han dhe të gjithë ministrat për çështje evropiane si dhe përfaqësuesit nga vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Kryesuesi në emër të presidencës Sllovake, Ivan Korçak, potencoi se zgjerimi mbetet në fokus të Bashkimit Evropian.

Komisari Han theksoi se në proces, gjatë javëve të fundit, ka progres serioz në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Për Maqedoninë, Komisari Han theksoi se lajmet e mira për arritjen e marrëveshjes duhet tani të materializohen përmes implementimit të plotë të marrëveshjes edhe atë pa prolongim.

Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se nuk duhet të harrohet politika e zgjerimit e cila ndoshta edhe duhet të jetë pjesë e zgjidhjes për këto sfida.

Në pikëpamje të situatës politike në vend, Ademi nënvizoi se pa dyshim në drejtim të qetësimit të krizës politike në vend, hap pozitiv është arritja e marrëveshjes mes partive politike, por në këtë moment, i domethënies thelbësore është realizimi i plotë i marrëveshjes.

Në margjinat e takimi të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, Zëvendëskryeministri Ademi realizoi edhe një sërë takimesh joformale me kolegët nga rajoni dhe nga vendet anëtare të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button