Prej nesër deri më 29 gusht duhet të paraqiten votuesit kontestues

Në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor nesër do të publikohen emrat e 39.502 votuesve të cilën konsiderohen si kontestues në listën zgjedhore. Ata do të kenë afat prej 25 ditëve të regjistrohen në listën e votuesve, ndërsa paraqitja do të jetë elektronike përmes aplikimit special në ueb faqen e KSHZ-së ose personalisht në njësitin rajonal të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për librat e amzës.

KSHZ-ja nesër do të shpallë thirrje publike për paraqitjen e votuesve në vend, ndërsa përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme thirrja do të shpallet edhe në përfaqësitë diplomatike konsullore. Deri te votuesit kontestues do të dërgohet edhe një letër përmes të cilës do të informohen për nevojën nga paraqitja.

Në konkludim me 19 gushtin, paraqitja do të mund të kryhet çdo ditë në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 19:00. pas skadimit të këtij afati, KSHZ0ja do të ketë në dispozicion 10 ditë për të bërë kontrolle shtesë ose personalisht të kontaktojë me votuesit kontestues. Nëse nuk paraqiten në afatin e parashikuar, votuesit kontestues nuk do të regjistrohen në listën zgjedhore, por do të kenë mundësi këtë ta bëjnë gjatë kontrollit publik të listës para zgjedhjeve parlamentare.

Siç u theksuan në seancën e sotme të KSHZ-së në të cilën u miratua udhëzimi për paraqitje, votuesit kontestues që të regjistrohen në listën zgjedhore duhet të bashkëngjisin letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme, përderisa këtë e bëjnë personalisht, ose ta vendosin numrin amë dhe të dërgojnë kopje të skenuar nga letërnjoftimi ose pasaporta përderisa e bëjnë përmes rrugës elektronike në aplikacionin e veçantë në ueb-faqen e KSHZ-së.

Përfaqësuesit e katër partive politike do ta vëzhgojnë procesin dhe përderisa ndodhin parregullsi kanë të drejtë t’i paraqesin në KSHZ në afat prej 24 orëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button