KSHZ hodhi poshtë ankesën për votuesit e Pustecit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot pasdite nuk pranoi ankesat e BDI-së për verifikimin e 453 votuesve të dyshimtë nga Pusteci i Shqipërisë, që kanë shtetësitë e Maqedonisë dhe janë të regjistruar në adresë të njejtë në Maqedoni. 

Ankesa e BDI-së nuk u pranua pasi që u votua me tre vota pro, tre vota kundër dhe një e përmbajtur.  Sipas ankesës së BDI-së, në komunën Qendër, Resnjë dhe Kërçovë në të njejtën adresë janë lajmëruar nga 43 persona. Këta votues njëkohësisht kanë kërkuar të votojnë sikur pjesë e diasporës dhe janë lajmëruar në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë. 

BDI pas refuzimit të anketës, ka të drejtën e saj që të bëj ankesën në adresë të Gjykatës Administrative në një afat prej 24 orëve. Mbledhja paraprakisht ishte ndërprerë pas kërkesës së nënkryetarit të KSHZ-së, Subhi Jakupi që MPB të verifikojë këto raste.

Lajme të ngjashme

Back to top button