QIK sot realizon dy projekte, “Shkupi Lexon” dhe “Vijmë…”

Qendra Informative Kulturore kësaj radhe vjen me projektin “Shkupi Lexon”dhe projektin “Vijmë…”, që do të realizohen sot, me fillim në orën 13:00, në Kalanë e Shkupit dhe koncerti në pllaton para Universitetit të Evropës Juglindore (Shtul), në orën 21:00, Shkup.

Në orën 13:00 – 15:30 është e hapur dhe çdo qytetarë mundet me lexu ndonjë krijim personal ose pjesë nga ndonjë libër që i ka lënë përshtypje.

16:00-18:00, prezantohen nxënësit dhe studentët që janë paraqit me anë të e-mail-it zyrtar të projektit “Shkupi lexon”.

18:00 – 20:00, T’i kujtojmë figurat e e letërsisë sonë, portretin e shkrimtarit Murat Isaku prezantohet nga krijuesit letrar nga Maqedonia. Për figurën e shkrimtarit Murat Isaku do të flasë prof. dr. Salajdin Salihu, poet dhe eseist, Përndryshe Murat Isaku konsiderohet si njëri ndër ata krijues që letërsinë shqipe në Maqedoni e vendosi në themele të forta.

E tërë mbrëmja do të përcillet me tingujt e bukur nga grupi frymor “CORONA”.

Projekti “Vijmë….”, me fillim në orën 21:00 – 23:00, vazhdohet koncertin në pllaton para Universitetit të Evropës Juglindore (Shtul), Shkup.nga SHEKI HOXHA & Friends: Sheki Hoxha – bas kitarë, Driton Bejtullahu – solo kitarë, Enes Beu – tupana Dukagjin Muhaxheri – tenor sax dhe grupit XXL – BAND, me vokalisten, Elita Ziberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button