fbpx

BDI cakton bartësit e listave

Bashkimi Demokratik për Integrim ka caktuar bartësit e listave dhe kandidatët e tjerë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Njësinë zgjedhore numër 1 do ta udhëheq Ermira Mehmeti, ndërsa i dyti në listë do të jetë Rafiz Aliti.  Në njësinë zgjedhore numër 2, bartës liste do të jetë Rexhail Ismaili, i ndjekur nga Shkodrane Dardhishta, i treti në listë Mirvan Xhemaili dhe i katërti Artan Grubi. Në njësinë zgjedhore numër 3, BDI-ja do të garojë me Bexhihudin Shehapin si bartës liste. Në njësinë numër 5, bartës liste është Musa Xhaferi, menjëherë pas tij Ramiz Merko. 

Njësia zgjedhore numër 6 do të udhëhiqet nga vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i ndjekur nga Hazbi Lika në vend të dytë. I katërti në listë është Talat Xhaferi, i pesti Xhevat Ademi. Mbetet të caktohen pozitat 3 dhe 6 në njësinë e gjashtë zgjedhore, të cilat janë të rezervuara për kandidate femra.

Lajme të ngjashme

Back to top button