Liga e Parë e fillon sezonin me derbin Vardari – Shkupi

 

Shorti deshi që pikërisht në hapjen e sezonit të ri futbollistik 2016/17, ti vë përballë Vardarin dhe Shkupin, ashtu sikurse kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar, që është dhe derbi i qytetit. Në ndërkohë Shkëndija në fillim për kundërshtare e ka ekipin e Sileksit.

Duke marrë parasysh se Vardari edhe më tej është e denuar nga incidenti i sezonit të kaluar, ndeshjet si nikoqire do ti luaj në Probishtip ose Strumicë, ku edhe do ta presë ekipin e Shkupit.

Skuadra e Renovës ndeshjen e parë e luan si mysafire dhe përballë do të ketë ekipin e Bregallnicës, ndërsa në duelet tjera spikat derbi i pellagonisë, në mes Pobedës dhe Pelisterit. Nën hije të derbit Vardari – Shkupi, edhe një derbi tjetër i qytetit ku përballë do të jenë Makedonija Gj.P – Rabotniçki.

Ashtu siç është e ditur, sezoni i ri futbollistik do të ketë ndryshime në sistemin e garave, dhe do të luhet me katër raunde, me nga 9 xhiro në secilin rreth, ose në përgjithësi 36 raunde garuese, pa play-off dhe pa play-out. Sezoni i Ligës së Parë do të fillojë me 7 gusht, ndërsa gjysmësezona vjeshtore përfundon me 4 dhjetor. Gjysmësezoni pranveror do të fillojë me 19 shkurt të vitit 2017.

LPFM sezoni 2016/17 – xhiro e parë (07.08.2016 17:30)

Vardari – Shkupi, Shkëndija – Sileksi, Bregallnica – Renova, Pobeda – Pelisteri dhe makedonija Gj.P – Rabotniçki.

Liga e Dytë e Maqedonisë, sezonin e ri garues do ta fillojë me 13 gusht, ndërsa shorti deshti që në xhiron e parë të kemi dhe derbin e ri, ku Metallurgu që u largua nga Liga e Parë të luajë me Teteksin që mbeti edhe këtë sezon në ligën e dytë. Në ndeshjet tjera takohen, Horizont T. – Vëllazërimi, Vardari Negotino – Akademija Pandev, Lubanci – Skopje, ndërsa Euromilk është e lirë, pasi që Mlladost CD është tërhequr nga garat ende pa filluar sezoni dhe pritet të mësohet nëse do të ketë ekip tjetër që do të zë vendin e saj.

Gjithashtu është bërë edhe tërheqja e shortiti për 1/16 të Kupës së Maqedonisë, ku të gjitha ekipet e Ligës së Parë do të luajnë me kundërshtarë më të rangut më të ulët.

Në ndeshjet e 1/16 luhet vetëm një ndeshje: Ndeshjet në mes 32 ekipeve do të luhen me 17 gusht, ku do të takohen: Vardari Negotinë – Shkupi, Skënderbeu (Poroj) – Vardari, Golemo Konjare – Shkëndija, Çakllani Pallçishte e epërme – Rabotniçki, Vllaznimi – Teteksi, Fortuna – Pobedën, Svetksa Volino – Metallurgu, bellasica – Pelisteri, Akademija Pandev – Makedonija Gj.P, Luboteni – Horizont T., Euromilku – Renova, Novaci – Skopje, Malesh – Sileksi, Kozhufi – Vëllazërimi, Bregallnica e lirë, ndërsa Mlladost CD nuk dihet nëse do të garojë. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button