Shpërthen një skaf në Himarë, njerëzit shpëtojnë duke u hedhur në ujë (FOTO+VIDEO)

Zbardhen detaje në lidhje me skafin që shpërtheu në Himarë. Burime zyrtare nga policia thanë se, mjeti lundrues ishte nisur nga Durrësi, nga ishin edhe dy personat që u hodhën në det për të shpëtuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, kur është njoftuar se një mjet lundrues është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë afruar në zonën në fjalë dhe kanë konstatuar se: Ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të Himarës, pranë vendit të quajtur “Llaman”, ku mjeti lundrues tip skaf “Liburnet 1” dyshohet se për shkak të nxehjes së motorit ka filluar të marrë flakë dhe për pasojë janë shpëtuar nga ndërhyrja e Policisë Kufitare, 2 shtetasit, të cilët ishin pjesë e bordit të këtij skafi:

– A. B., banues në Durrës (drejtues i mjetit lundrues),

– D. D., me banim në Durrës (pasagjer).

Dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkaqe aksidentale, pasi sipas deklarimeve të 2 personave të bordit, atyre u është fikur motori 200 m larg bregut të “Gjirit të Filikurit”, Himarë dhe në tentativë për ta ndezur përsëri, motori ka dhënë shkëndijë elektrike duke pasuar kështu me përhapjen e flakëve të zjarrit.

Mjeti lundrues ka qenë konform rregullave ligjore, aktualisht situata është nën kontroll, kryhen veprimet e mëtejshme nga Policia Kufitare.

skafi ne himare (1)skafi ne himare (2)

skafi ne himare (2)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button