Kush e pengon hapjen e paraleleve shqipe në Veles?

Numri i nxënësve shqiptarë në komunën e Velesit shkon çdo vit duke u rritur, kjo gjë vërehet dukshëm gjatë regjistrimit të tyre në shkollat fillore.

Profesori shqiptar Bedri Gjureci , i cili jap mësim në paralelen e vetme shqipe në gjimnazin “Koço Racin”, bën të ditur se duhet të shtohen paralelet shqipe në këtë shkollë.

“Numri i nxënësve shqiptar shkon duke u rritur nga viti në vit, tani mësojmë se numri i filloristëve shqiptarë në këtë komunë është mbi 80-të, kurse për momentin ekziston vetëm një paralele shqipe në shkollë të mesme. Ku do shkojnë ata fëmijë me të vërtet nuk e di”, tha për Portalb, Gjureci.

Ai shtoi se drejtoria e kësaj shkolle nuk ka bërë kërkesë deri te komuna për rritjen e paraleleve shqipe.Nga ana tjetër nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), bëjnë të ditur se procedura për hapjen e paraleleve është e caktuar me ligj.

“Procedura e hapjes së paraleleve tani më dihet. Se pari shkolla drejton kërkesën në komunë e më pas komuna tek ne. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë informacion për shtim të paraleleve shqipe në gjimnazin e kësaj komune”, thanë nga zyra për informim në MASH.

Ndërkaq kohë më parë u u bë e ditur se  këta nxënës kanë edhe një problem shtesë, mungesa e kuadrit të profesorëve shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button