Policia sonte në ‘gjah’ të vjedhësve të artefakteve

Në Gjevgjeli, Veles dhe Novo Sellë, policia po zhvillon një aksion të madh ku në shënjestër janë persona të përfshirë në kontrabandë artefaktesh.

Policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet joligjor ndërkohë ka bastisur shtëpi dhe objekte të tjera ku dyshon se janë fshehur artefaktet.

Më shumë detaje rreth këtij aksioni, policia tha se do të jap nesër.

Ndërkaq sot në Ohër është kapur edhe një person i dyshuar për vjedhje në Muzeun e Maqedonisë. Në banesën e tij janë gjendur gjë sende me vlerë të madhe historike.

Lajme të ngjashme

Back to top button