Jolevski në OKB: Mendojmë ta rrisim pjesëmarrjen e ARM-së në operacionet paqësore

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, gjatë vizitës së punës në SHBA, në New York, në selinë e OKB-­së ka realizuar vizitë pune në Sektorin për operacione paqësore. Në takimin me nikoqirin e tij nënsekretarin e OKB­-së dhe shef i Sektorit për operacionet paqësore, Herve Ladsous, kumtoi sot MM, ministri Jolevski e ka informuar se në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes është duke u menduar për rritjen e pjesëmarrjes së ARM­së në operacionet paqësore dhe dhënien e kontributit më të madh drejt paqes botërore.

Ladsous e ka përshëndetur nismën dhe i ka ofruar të gjitha kapacitetet e Sektorit për operacione paqësore të OKB-­së në dispozicion si ndihmë për Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes gjatë planifikimit, sjelljes së vendimeve dhe në përgatitjet për sistemimin e kontingjentit të Maqedonisë në një pjesë të misioneve ekzistuese paqësore të OKB-­së.

iç qëndron në kumtesë, Jolevski ka këmbyer ide rreth nismave rajonale në domenin e operacioneve paqësore të cilat janë mbështetur nga Ladosusi. Ministri Jolevski ka njoftuar se Maqedonia nga shtatori do të jetë nikoqire e Shtabit të Forcave mjekësore ballkanike, si dhe për atë se është kandidate për seli të shtabit SEEBRIG, brigada e Evropës Juglindore.

“Dy bashkëbiseduesit e kanë përfunduar takimin me konstatimin se idetë e dhëna kanë potencial serioz për zhvillimin e bashkëpunimit”, thuhet në kumtesën e sotme të MM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button