Eurogol i Pirlos, Juve çerekfinalist (Video)

Juventus ka arrit të shënoj fitore në ndeshjen rikthyese të Europa League, me ç’rast është kualifikuar për në gjysmëfinale të kësaj gare.

“Zonja e Vjetër” triumfoj si mysafirë në stadiumin ‘Artemio Franchi’ ndaj Firorentinas me rezultat minimal prej 1:0.

Megjithëse në pjesën e parë te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit, rrjetat e ekipeve respektive heshtën dhe kështu, 45 minutshi i parë përfundoi pa gola.

Por, si duket në pjesën e dytë Juventus e dëshiroj më tepër fitoren dhe fillimisht, pas sulmeve të njëpasnjëshme kaloi në epërsi në minutën e 71 të takimit me anë të një supergoli të realizuar nga mjeshtri italian i gjuajtjeve të lira, Andrea Pirlo, i cili dërgoi një projektil nga rreth 18 metra.

Në vazhdim të ndeshjes “violat” u munduan të barazonin rezultatin, por mbrojta e ‘bardhezinjve’ nuk u dorëzua dhe kështu, Juve triumfoi me rezultat prej 1:0.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në mes të këtyre dy ekipeve në stadiumin “Juventus Stadium” kishte përfunduar me rezultat të barabartë prej 1:1.

Pas kësaj fitoreje, Juventus kundërshtarin e radhës të çerekfinales do ta mësoj nesër (e premte) pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button