Akinola Akinyemi debuton me gol për Renovën

Skudara futbollistike, Renova nga Xhepçishti ka vazhduar me ndeshje kontrolluese, edhe pas përfundimit të fzës përgatitire në Ohër. Tani kur Renova është kthyer në Tetovë, ka shrytëzuar rastin që sot të zhvillon ndeshje miqësore me KF Trepçën në Mitrovicë në stadiumin “Adem Jashari”.

Ndeshja përfundoi me reultatin 7:1 në të mirë të Renovës, ku shkëlqeu Remizfaik Selmani me 4 golësh, i shoqëruar nga dy golëshi i Argjend Gafurit dhe me një gol të sulmuesit të sapo ardhur në klub, Akinola Akinyemi. Sulmuesi nigerian Adeleke Akinola Akinyemi është lojtari i Skënderbeut, por duke parë hapësirat e pakta që kishte në ekip këtë sezon, kampioni shqiptar e kishte huazuar nigerianin tek Trepça 89′ në Kosovë. Bëhet fjalë për një sulmues shumë cilësor i cili së fundi ka luajtur edhe në Qipro, ku ka bërë tetë gola në 11 ndeshje dhe si duket tani do mbetet te Renova. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button