Shqiptarët e Tuzit duan komunë me të drejta të plota

Partitë shqiptare në Kuvendin e Podgoricës sërish do të shtrojnë çështjen e statusit të Malësisë. Ata duan Tuzin komunë me të drejta të plota dhe jo ndonjë autonomi komunale, që e kishte ofruar pushteti

Këtë nismë e ka paralajmëruar këshilltari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj, i cili do të ketë edhe mbështetjen e Lidhjes Demokratike. Ata nuk e fshehin zemërimin pse kjo çështje duhet sërish të vihet në rend të ditës, kur ka mundur të zgjidhej para se të merrnin statusin e komunave qendrat e dikurshme lokale të Beranës e të Plavës, Petnjica Gucia, transmeton koha.net.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 Tuzi kishte 12.096 banorë, gjithsesi më shumë se Andrijevica, Shavniku, Pluzhina, Petnjica, Gucia, Tivati dhe disa komuna të tjera të Malit të Zi.

“Malësia kërkon të bëhet komunë me të drejta të plota dhe këtu s’ka çfarë të diskutohet. Asgjë tjetër nuk vjen në konsiderim”, citon “V.Novosti” i Beogradit Mehmet Bardhin, kryetar i Lidhjes Demokratike. Vendimin do ta marrë Qeveria e Malit të Zi.

Bardhi thotë se nëse ky regjim flet zëshëm se Mali i Zi po ecë me hapa të gjatë drejt Europës, nuk do të ishte mirë të marrë në thua në Tuz.

Lajme të ngjashme

Back to top button