Ashton: Edhe Shqipëria i vendos sanksione Rusisë

Shqipëria i bashkohet pesë vendeve të tjera joanëtare të BE-së, të cilat kanë adoptuar sanksionet ndaj Moskës, në përputhje me MSA-në.

Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e Baroneshës Catherina Ashton ku theksohet se, Shqipëria, Mali i Zi dhe katër vende të tjera që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, i janë bashkuar nismës së unionit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Lajmin e ka bërë publik një deklaratë e Catherine Ashton-i, shefja e diplomacisë së BE-së. Deklarata thotë se Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Moldavia, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranojmë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ku përfshihen pezullimet e udhëtimeve dhe ngrirja e llogarive bankare për një numër të caktuar rusësh dhe zyrtarësh të Krimesë.

Norvegjia dhe Lihtenshtejni, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por bëjnë pjesë në Komuniteti Ekonomik Europian, i janë bashkuar gjithashtu sanksioneve, transmeton Indeksonline.

“Bashkimi Europian i merr në konsideratë këto vendime dhe i mirëpret ato”, tha Ashton në deklaratën e saj.

Sanksionet ndaj Rusisë vijnë pas asaj që Bashkimi Europian e cilësoi si aneksimi i Krimesë. Kjo e fundit mbajti referendumin ditën e dielë për bashkimin me Rusinë. Ndërsa Putini firmosi dekretin për njohjen e Krimesë si shtet të pavarur dhe sovran, pjesë të Federatës Ruse.

Lajme të ngjashme

Back to top button