Rovena Dilo, flet për herë të parë pasi situata është qetësuar me lokalin (VIDEO)

Kohë më parë bëri bujë në media çështja e pronësisë së “Bar Rovena” në zonën e ish-Bllokut. Edhe pse seancat gjyqësore vazhdojnë, ende nuk është dhënë një zgjidhje për këtë tokë që ishte në pronësi të tetë vetave, por që u shit nga njëri prej tyre.

Rovena Dilo, një nga pronaret e lokalit flet për herë të parë pasi situata është qetësuar dhe tregon se lokali është shitur me një çmim qesharak.

“Lokali “Bar Rovena” është ndërtuar mbi pronën e gjyshit tim. Prona është e tetë femijëve, ndërsa personi që e ka shitur pretendon që është e tija. Ai është daja im”, thotë Rovena e cila e cilëson atë si delen e zezë të familjes.

Përsa i përket çmimit të shitjes ajo e konsideron atë qesharak, pasi lokacioni në të cilin ndodhet kjo pronë ka vlerë shumë më të lartë.

“Çmim i shitjes është qesharak. 300.000 euro për një tokë që vlen ndoshta 2 milion euro. Ne jemi në gjyq për të marrë pronën mprapsht”, tregon ajo.

Ndër të tjera Rovena thekson se pasuria dhe prona janë të barazvlefshme me jetën, nëse dikujt i ke marrë pronën, i ke marrë jetën. Edhe Rovenës kështu i ndodhi, pasi ajo mbështet se prona i është marrë në mënyrë të turpshme.

“Nuk është temë lokali, lokalin mund ta bësh kudo, është temë prone. Prona nuk merret dhe jepet në atë mënyrë”, përfundon ajo, ndërkohë që është në pritje të zhvillimit të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button