fbpx

Eliminohen Durguti dhe Deari

Shëndrit Deari është eliminuar që në xhiron e parë në kuadër të turneut në Sharm el Sheikh në Egjipt. Pasi arriti pa problem ti kalojë kualifikimet për turneun kryesor, Deari në xhiron e parë u përball me bartësin e parë Mohamed Safat nga Egjipti, nga i cili pësoi një disfatë të rëndë me rezultatin 2:0 në sete 6:0 dhe 6:1.

Rikujtojmë Mohamed Safat javën e kaluar në po të njëjtin turne mundi edhe dy përfaqësuesit tjerë nga Maqedonia, Besir Durgutin dhe Tomisllav Jotovskin.

Edhe tenisti tjetër shqiptar, shkupjani Besir Durguti i cili është pjesë e një turneu “future” në vlerë prej 10.000 dollarë, ka pësuar disfatë në raudin e dytë. 

Pas një lojë shumë dramatike me rumunin Catalin-Ionut GARD, Besiri ka pësuar difatë me rezultat 6:1, 7:6, 7-2 na “taj-brejk”. “Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe kisha shanse shumë të mira për ta fituar kundërshtarin, por ja që në fund dallim i vogël vendosi që të humb këtë meç”, është shprehur Durguti. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button