Fati i ‘nuseve me letra’ do iu buzëqeshë më shumë ”facerave” të Instagramit apo “shakaxhinjëve“ të Snapchatit?

Në rradhë të parë vlen të theksohet se a zëvendësuan rrjetet sociale `shkuesit` dhe `dasmat`, lirisht mund të themi se po, duke iu referuar periudhës 5 vjeçare në vend, ku dashuria u shndërrua në chat (bisedë) dhe, vënia e kurorës (nikahut), u cilësua gjetja e partnerit më të bukur për pozim në muret e rrjeteve sociale.

Se sa shtylla të fuqishme përmban kjo dashuri virtuale, tregojnë ngjarjet e ndodhura, ku shkon në mërgim i martuar dhe kthehesh duarthatë pasi nusja të ka ikur tek ndonjë tjetër apo anasjelltas burri me të cilën je martuar ka pasur fëmijë me një “gjermank” dhe situata e tretë femrat më të pamoralshme marrin djemtë më të moralshëm të diasporës apo e kundërta.

Vallë kush e mbiu këtë modë civilizimi aq sa edhe frymëmarrja ka filluar të lidhet me mërgatën. Faktorët dihen kur të ka mbetur duhani i fundit në kuti dhe kartëmonedha e vetme në xhep domosdo duhet të imponohesh me poza Instagrami dhe lloj-lloj improvizimi lumturie për t`ua shitur ndjekësve të tu fasadën e jetës tënde të imagjinuar në këmbim të interesit që synon-vetëm ikjen nga ky vend i mallkuar dhe krijimin e një jete perëndimore të bekuar.

A do të arrijnë përdoruesit e Instagramit që mbjelljen e atyre bisedave të zhvilluara që një kohë të gjatë t`i korrin në fejesa lamtumiro-familjare në këndvështrim të parë ata që kanë chat-uar më parë besoj se po ndërsa ata që kanë filluar chatin tani është e pamundshme pasi ende nuk është thelluar besimi i ndërsjellët midis biseduesve .

Kurse për Snapchatin, rasti i Instagramit nuk vlen pasi që kjo dukuri është më ndikuese për shkak aktrimit dhe imponimit emocional më të shpejtë tek komunikuesit. Në fakt nga kush përhapen këta trende në shoqërinë tonë vlen të theksohet se më shumë nga familjarët tonë të diasporës të cilët gjenden në vendin e ngjarjes ku krijohen këto fenomene, kështuqë gradualisht barten edhe tek ne.

A ka efekte pozitive padyshim që po njejtë si çdo proces negativ që ka mirësitë e tij Snapchati dalë-ngadalë po humbë komplekset e ndërsjella të shoqërisë rinore e mjafton që ka stimuluar rininë tonë që të qëndrojë me kokën ulur mbi ekran sesa të përgojoj të ngriturin nga tavolina.

A e ka cenuar privatësinë ky pasion duke iu referuar mënyrës së jetesës se si përdoruesit çdo gjë që bëjnë janë duke e ndarë me të tjerët mund të vlerësojmë se po.

E cilëve do të i`u buzëqesh fati më shumë atyre të Instagramit apo të Snapchatit do të tregojë koha kur do të rikthehen mërgimtarët në Evropë edhe pse ne asnjëherë nuk do ta dimë numrin e saktë por vetëm statistikën e të larguarve të rinj nga vendlindja e izoluar që kemi.

Por mjafton që të rinjtë fatin e tyre nuk e kanë lënë mbi shpinën e prindërve pasi e kanë marrë në supet e tyre.

Padyshim se realiteti romantik i krijuar përballë pasqyrës së ekranit është i imagjinuar e kjo imagjinatë shpresojmë së paku pjesërisht t`u paraprijë mërgimtarëve të ardhshëm edhe në jetën reale sadoqë ndryshimet në mes pamjeve ekranore dhe atyre të përjetuara fizikisht janë mjaft të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button