Konfrontime në KSHZ, ndërpritet seanca për votuesit fiktiv

Me kërkesë të nënkryetarit të KSHZ-së Subhi Jakupi, KSHZ-ja, sot ndërpreu seancën ku duhej të shqyrtohen parashtresat e propozuara nga BDI-ja dhe LSDM-ja. Jakupi kërkoi pauzë prej tre orëve për tu konfirmuar, argumentuar dhe vërtetuar parashtresat e BDI-së, që kanë të bëjnë me dyshimet rreth listës zgjedhore, konkretisht numrin e madh të personave të regjistruar në një adresë vendbanimi, me qëllim të siç u shpreh ai keqpërdorimit të procesit zgjedhor. 

 “Të mos bëjmë precedent për diçka që nuk duhet. Është mirë që na ndihmuan partitë politike me argumente të këtilla. Unë mendoj se ne këtu në KSHZ nuk kemi të dhëna të tilla, por unë si anëtarë mund të kërkojë  të dhëna për ata qytetarë për të cilët kam dyshime. Ashtu që unë do të kërkoj që kjo të më mundësohet  që ti  kontrolloj, ti vërtetoj dhe të di se si do të votoj rreth skaj parashtrese”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së. 
 
“Mendoj se ka të drejtë edhe si anëtarë, por edhe unë si anëtarë dhe kryetar mendoj se për të ardhur deri tek informata të sakta, pranoj dhe do të jap pauzë”, u shpreh Nikolla Rillkovski, kryetar i KSHZ-së. 

Vendimi i Rillkovskit shkaktoi reagimin e anëtarëve tjerë të KSHZ-së. 

“Mendoj se kjo është një tentim për frenimin e procesit zgjedhore”. Duke pas parasysh se parashtresat janë dorëzuar para një jave kanë pasur mundësi që shumë më herët ta kryenin kontrollin”, deklaroi Aneta Stefanovska, anëtare e KSHZ-së.

KSHZ-ja ka afat deri në mesnatë për të shqyrtuar parashtresat e BDI-së lidhur me 453 votuesit nga Shqipëria të cilat janë të regjistruar në disa komuna të Maqedonisë por edhe në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë si dhe dyshimet e LSDM-së mbi të dhënat e 20 mijë votuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button