BE kërkon maturi politike nga Maqedonia

Sundimi i të drejtës dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore do të jenë në fokus të agjendës së ardhshme të bisedimeve të nivelit të lartë Maqedonisë-BE, që do të mbahen pas formimit të qeverisë së re. Këtë e konfirmuan edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki.

Sipas Besimit agjenda evropiane do të jetë prioritet edhe në përbërjen e re të parlamentit dhe qeverisë

“Njoftuam se cili është progresi i deritashëm dhe aktet apo iniciativat që do të bëjnë ndryshim real në kuadër të këtyre fushave. Agjenda evropiane vazhdon të jetë prioritet në përbërjen e ardhshme të parlamentit dhe qeverisë”, është shprehur zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi.

Sipas Poposkit vazhdimi i bisedimeve të nivelit të lartë do të jap një dinamikë të re procesit integrues.

“Kjo do të na mundësojnë të sigurojmë vijueshmëri të të gjitha reformave të cilat i kemi përmbushur deri më tani  në pjesën e legjislacionit dhe do të na sigurojë një dinamikë më të mirë për zhvillimin e këtij dialogu drejt zbatimit formal të procesit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së”, theksoi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Ndërkaq komisioneri Fyle kërkoi nga autoritet në vend kërkoi maturi politike në zgjedhje si dhe përmbushjen e reformave në fushat kyçe sikurse liria e mediave, gjyqësorit, Kodit zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button