Kina ndërton hidroavionin më të madh në botë

Kina ka përfunduar ndërtimin e hidroavionit më të madh në botë pas gati shtatë vjet pune në modelin AG600, për përdorim në operacionet emergjente.

Agjencia Shtetërore China Daily raportoi të dielën se AG600, me një gjatësi prej 37 metrash dhe krahë prej 38.8 metrash, me madhësinë e përafërt me një Boeing 737, ka kompletuar ndërtimin e avionit në fabrikën e qytetin jugor Zhuhai të shtunën.

Sipas prodhuesit shtetëror të avionit, Korporatës së Industrisë së Avionëve të Kinës, avioni ka peshë maksimale prej 53.5 ton dhe arrin shpejtësi maksimale prej 500 kilometra (311 milje) në orë.

Distanca maksimale që mund të përshkojë është 4.500 kilometra (2,796 milje) me kohëzgjatje prej 12 orësh.

Korporata e Industrisë së Avionëve të Kinës planifikon tregun e brendshëm, i cili ka kapacitet për të shpëtuar deri në 50 persona në det të hapur, të mbledhë 12 ton ujë në 20 sekonda dhe të transportojë deri në 370 ton ujë me një tank.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button