LSDM: Doli në sipërfaqe koalicioni “Sushiko”, mes Thaçit dhe Mijallkovit

“Ka dalë në sipërfaqe koalicioni Sushiko, në mes drejtorit të DZK-së, Sasho Mijallkov dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Nëpërmjet tij folën Sasho Mijallkovi. Në këtë mënyrë, Thaçi, tregon si dhe kur bashkëpunon me ndonjë parti politike, respektivisht punon për shërbimet e VMRO-DPMNE-së, nën drejtimin e Mijallkovit”, thuhet në reagimin e LSDM-së, pas akuzave të PDSH-së, se partia opozitare maqedonase zhvillon kampanjë agresive kundër saj.

Përmes një konference për shtyp, PDSH-ja ka theksuar se akuzat ndaj kësaj partie dhe kryetarit të saj Menduh Thaçi janë të orkestruar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Thaçi me këtë rast ka publikuar porositë në celular që pretendon t’ia ketë nisur lideri aktual i LSDM-së Zoran Zaev.

LSDM nuk ka mohuar se porositë nuk janë të Zaevit.

Lajme të ngjashme

Back to top button